(FOTO: Sevil Shhaideh, e propozuar dhe e kundërshtuar si kryeministre në Rumani)/
Sevil Shhaideh kandidatja pĕr kryeministre e socialdemokratĕve, fituesit e zgjedhjeve politike në vend, kundërshtohet me gjasa për lidhjet e supozuara të bashkëshortit të saj me Bachar el-Assad.
Një krizë politike po profilizohet në Rumani. Klaus Iohannis refuzoi të martĕn emërimin në postin e kryeministrit kandidaten e social-demokratëve fituesit e zgjedhjeve parlamentare të 11 dhjetorit. Javën e kaluar, partia fituese caktoi si shefe të ekzekutivit Sevil Shhaideh, me prejardhje nga minoriteti i vogël turk i Rumanisĕ, e cila do ishte e para grua myslimane kryeministre e një vendi të BE-së. Por presidenti qendrës së djathtë i është kundërvënë kësaj kandidature: «I kam analizuar mirë argumentet pro e kundër dhe kam vendosur tĕ mos e pranoj këtë propozim», ka bërë të ditur ai, duke mos shpjeguar arsyen, por ajo që dyshohet janë lidhjet politike të bashkëshortit të Sevil Shhaideh, një sirian i emigruar në Rumani në 2011.
Klaus Iohannis u ka kërkuar social-demokratëve dhe Alde-s, aleatit të tyre të vogël, të «bëjnë një propozim tjetër» për postin e kryeministrit. Ky vendim rrezikon të provokojë një krizë të rëndë politike në Rumani ndërkohë që social-demokratët kanë deklaruar se nuk do ta pranonin refuzimin nga ana e kreut të shtetit. «Ose do të kemi një propozim tjetër, provë urtësie nga PSD-ja, ose do të kemi zgjedhje të parakohëshme», sqaron, pas këtij njoftimi, analisti Andrei Taranu i pyetur nga AFP.
Lidhje me Bachar el-Assad
Nëse përkatësia fetare e Sevil Shhaideh nuk përbën problem në këtë vend ku shumica e popullsisë është e besimit ortodoks, kanë qenë të tjerë argumente të paraqitura nga opozita ato që e kanè vënë në pikëpyetje emërimin e saj. Thuajse e panjohur nga publiku i gjerë, Sevil Shhaideh, ndër të vetmet përgjegjësi politike që ka patur ndonjëherë, ka qenë posti i ministres së Zhvillimit për vetëm pesë muaj në 2015. Emri i saj qe propozuar nga kryetari i PSD, Liviu Dragnea, i cili ka hequr dorë nga posti i kryeministrit për shkak të një dënimi çka e pengon, sipas ligjit, të marrë funksione ministrore.
Sipas opozitës, Sevil Shhaideh është AS-i nën mëngë i Liviu Dragnea-s, që ka qenë edhe dëshmitar në martesën e saj me biznesmenin sirian që e ka marrë shtetësinë rumune në 2015. Lidhjet politike të zotit Shhaideh kanë qenë objekt spekulimesh tè shumta këto ditët e fundit. Sipas një hetimi të Site-it investigues “Rise Project”, ai i ka ofruar ndihmë në disa raste presidentit sirian Bachar el-Assad apo edhe Hezbollahut libanez, aleat i regjimit të Damaskut. 54 vjeç, ai ka punuar në ministrinë siriane të Bujqësisĕ për njëzet vjet, siç e ka pranuar Liviu Dragnea. Sipas Site-it të lajmeve Hotnews, i cili citon burime anonime, shërbimet e fshehta i kanë «paralajmëruar me këmbëngulje» autoritetet rumune për shkak të afërsisë së z. Shhaideh dhe dy vëllezërve të tij me regjimin sirian.
Rikthimi i social-demokratëve
«Nuk e kuptoj se si mund ta marrë Sevil Shhaideh certifikatën që do ta autorizonte të ketë akses në informacionet e klasifikuara sekrete të mbrojtjes, që kanë dalë konkretisht nga NATO-ja», kish deklaruar ish-ministri i Drejtësisĕ Catalin Predoiu (liberal), duke cituar legjislacionin rumun shumë strikt për kritereet e sigurisë kombëtare. Por vetoja e presidentit Iohannis lidhet edhe me klimën politike tejet të tendosur me social-demokratët.
PSD rikthehet fuqishëm në Parlement, një vit pas largimit nga pushteti nën presionin e rrugës, pas një zjarri dramatik që ra në një klub nate të Bukureshtit, në sfondin e akuzave të rënda për krrupsion. on. Ata morën së bashku me aleatin e tyre Alde, 250 nga 465 vendet në Parlement, në zgjedhjet e dhjetorit. Pasi nuk e mori dot vetë postin e kryeministrit, Liviu Dragnea ka deklaruar se do të abrogojë të gjitha ligjet që pengojnë politikanët e dënuar me vendime gjykate të përmbushin funksione shtetërore.
/Veritas.com.al/