(FOTO: Donald, Barron dhe Melania Trump)

First Lady-e zgjedhur Melania Trump kërcënoi ligjërisht mbi një video në YouTube, e cila ka trilluar  mbi djalin e saj, Barron Trump,  sikur ishte autik. Video duket se është e paguar.

Vetë Donald Trump kishte një fushatë të vështirë, më të vështirën në presidencën e Amerikës që nga vitet 30 të shekullit të kaluar; përmes shpifjesh, sulmesh, kërcënimesh për vrasje, paragjykimesh dhe sajesash monstruoze.

Më në fund, objekt i kësaj klime të rëndë u bë edhe djali i tij i vogël 10 vjeçar, Barron.

Avokati i Trump- Charles Harder, dërgoi një njoftim te “LawNewz.com” ditën e Hënë ku konfirmon se klienti i tij kërkon që video të hiqet menjëherë dhe, po kështu,  ka kërkuar që autori dhe personi që postoi videon të kërkojnë ndjesë. Të Martën pasdite, Harder dërgoi një informacion të freskuar në “LawNewz.com” se video është hequr nga YouTube dhe se është shpërndarë falja nga ata që e postuan.

Më poshtë, shikoni video me kërkesën për falje: