
Edhe pse Sali Berisha e quan të kryer faktin se ai ka marrë në dorë Partinë Demokratike pasi ka një vendim gjykate, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat e kanë shpallur ‘non grata’ për korrupsion, nuk mendojnë kështu.
Ambasadorja amerikane Yuri Kim, një ditë më parë, u takua me kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, të cilin e ka quajtur si ‘kryetari në detyrë i PD’, duke mos njohur kështu Komisionin e Rithemelimit si drejtues të PD.