Disa mijëra njerëz morën pjesë në demonstratat anti-presidenciale në kryeqytetin e vendit. Kjo është java e tetë radhazi e protestave.

Nga: Andrea Ripamonti/

Në Beograd të shtunën, më 26 janar, disa mijëra njerëz morën pjesë në një manifestim të ri në qendër të qytetit, duke shkuar drejt ndërtesës së televizionit kombëtar (RTS) ku ju kërkua presidentit aktual  Aleksandar Vuçiç të japë dorëheqjen.

Përfaqësuesit e forcave të ndryshme politike në vend morën pjesë në këto protesta, duke filluar nga partitë e majta deri në partitë e ekstremit të djathtë.

Protestuesit pretendojnë se duke ndërhyrë në proceset vendimmarrëse të gjyqtarëve, presidenti po shkatërron parimin e ndarjes së pushteteve, parimin kardinal të sundimit të ligjit. Për më tepër, demonstruesit denoncojnë nivelin e lartë të korrupsionit të njerëzve të afërt me presidentin, si dhe kufizimin e lirisë së fjalës dhe frikësimit të gazetarëve të opozitës që po ndodhin gjatë mandatit të tij.

Protestat gjithashtu ndodhin edhe në qytete të tjera të vendit dhe shohin pjesëmarrjen e të rinjve dhe të moshave me te mëdha me sloganin # 1od5miliona (Një në pesë milionë). Megjithatë, Vuçiq ka deklaruar më parë se nuk do të japë dorëheqjen edhe nëse kishte në të vërtetë pesë milionë qytetarë në rrugë.

“Presidenti duhet të japë dorëheqjen në mënyrë që Serbia përsëri të mund të bëhet një shtet i së drejtës“, komentoi ish gjyqtari i gjykatës së Lartë Serbe, Zoran Ivošević.

U bënë tetë javë me radhë qe mbahen manifestime për t’i kërkuar presidentit të japë dorëheqjen. Demonstrata e parë u zhvillua pas sulmit të kryer kundër politikanit të opozitës Borko Stefanoviq nëntorin e kaluar.

Veritas.com.al/