Situata nga zjarri vijon të mbetet e vështirë në Shëngjin. Gazetari i ABC News, Gjergj Figuri raporton se flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe janë përhapur me shpejtë si për shkak edhe të erës së fortë.
Zjarrfikësit, emergjencat dhe forcat e ushtrisë janë përqëndruar në zonën e quajtur Rana e Vogël, për shkak të densitetit të objekteve turistike dhe banesave që ndodhen në këtë zonë.
Për shkak të problematikës dhe terrenit të vështirë për shuarjen e flakëve, është angazhuar edhe një helikopter i ushtrisë. Për shkak të rrezikut dhe daljes jashtë kontrollit të flakëve, ka pasur evakuime të banorëve dhe pushuesve ndërsa është bllokuar edhe rruga drejt Ranes së Hedhun.
Lufta me zjarrin vijon pandërprerë pasi rrezikohen edhe banesa, ndërsa tymi ka mbuluar pjesën më të madhe të plazhit drejt Ranës së Hedhun. Zjarri po përparon drejt zonës së mbrojtur të Ranës se Hedhun dhe vetem një ndërhyrje më e madhe nga ajri do të ndihmonte në uljen e intensitetit te tyre dhe do t’u jepte mundësi emergjencave civile për t’ju afruar vatrës së zjarrit.