
Ka përfunduar procesi i numërimit në KZAZ numër 2 e instaluar në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës. Kjo ishte edhe KZAZ e fundit që kishte mbetur pa u numëruar në Qarkun e Shkodrës.
Nga rezultatet pas numërimit në Qarkun e Shkodrës, Partia Demokratike ka arritur të siguroje 5 mandate deputetësh e pasuar nga Partia Socialiste me 4 mandate dhe me nga një mandat LSI dhe PSD.
Deputetët e rinj të Shkodrës:
LSI
Agron Çela
PS
Ditmir Bushati, Paulin Sterkaj, Senida Mesi, Luan Harusha
PD
Romeo Gurakuqi, Izmira Ulqinaku, Lorenc Luka, Bardh Spahia,
Nard Ndoka
PSD:
Tom Doshi