Tartufi është bërë “ari i zi” i vendit më të varfër në Evropë. Kërkimi i çmendur i këtij ushqimi të çmuar po sjell disa probleme në Shqipëri, nga lufta midis mbledhësve deri në shkatërrimin e rezervave natyrore të mbrojtura
Nga: Manuel Glauco Matetich/ il Giornale
“Hamësit e të gjitha epokave nuk e kanë shqiptuar kurrë emrin e tartufit pa çuar dorën në flokë”.
Ja se si shkrimtari dhe dramaturgu i famshëm francez Alexandre Dumas përcaktonte vlerën e tij “Diamanti i kuzhinës”. Dhe pikërisht për këtë specie të kërpudhës së çmuar, është duke u bere një luftë e brendshme dhe sekrete në Shqipëri, luftuar me kërcënime, masakra të qenve dhe çrrënjosjen e rrënjëve të shkurreve.
Në muajt e fundit, vendi i vogël ballkanik po përjeton një garë unike dhe të pashembullt “ari të zi”, bazuar në kërkimin e çmendur për ushqimin më të kërkuar dhe të përdorur, sidomos në kuzhinat e famshme dhe me shume yje të te gjithë botës, tartufit.
Gjetja e tartufit tashme është bërë një mundësi pune për shumë qytetarë shqiptarë, të të gjitha moshave, të cilët çdo mëngjes zgjohen në agim për t’u nisur drejt maleve në kufi me Greqinë, për të gjetur sa më shumë tartufe të jetë e mundur. Pasi të mbarojë dita e mbledhjes ato shiten në vend në një numër të vogël të restoranteve të klasit në Tiranë, ndërsa pjesa me e madhe e mallit i dorëzohet ndërmjetësve të huaj (kryesisht franceze, italiane, greke), të cilët nga ana tjetër do t’i shesin ato në të gjithë Evropën me çmime shumë të larta.
Kërkuesit e kësaj specie të kërpudhës, pjesë e familjes së tuberaceae, shohin vetëm thërrimet në nivelin monetar të vlerës së pafund që ky përbërës ka pastaj, sapo të vihet në tregun final. Mjafton të mendosh se në Tiranë, një kilogram tartuf i zi shitet për 50 euro, ndërsa mbreti i llojit (i bardhi) kushton 100-140 euro për kilogram, në varësi të periudhës së mbledhjes. Si rregull, në të kundërt, në tregun final, çmimi i saj vendoset në rreth 100 euro për 100 gram, dhe në kohët e mungesës (për shkak të faktorëve mjedisorë dhe sezonalë), kuzhinierët e mëdhenj shpesh janë të gatshëm të paguajnë shifra astronomike, për shembull deri 350 euro për hektogram.
Shqipëria është një nga vendet më të varfra në Evropë, ku paga mesatare është më pak se 400 euro dhe madje më e ulët në zonat rurale. Gara me tartufët përfaqëson një mundësi jetese për shumë njerëz, edhe pse në periudhën e fundit situata po fillon të jetë gjithnjë e më e vështirë dhe e pasigurt.
Shumë kërkues të paskrupullt nuk respektojnë minimalisht mjedisin, dhe gjatë mbledhjes me vullnet dëmtojnë rrënjët me mjetet e tyre. Për më tepër, mungesa e një rregulloreje të qartë dhe precize në lidhje me mbledhjen e tartufit, po çon me kohë, në një varfërim gradual të territorit nga vepra e patronëve te improvizuar dhe shkatërrimin e pyjeve dhe rezervave natyrore të mbrojtura.
Veritas.com.al/