(Sipas Assosiated Press)

Policia e Serbisë dhe Policia e mini-shtetit Serb të Bosnjës kanë mbajtur një stervitje të përbashkët anti- terrorizëm që mund të shtojë tensionet që ziejnë në Ballkanin e trazuar që nga viti 1990.

Ushtrimet, të koduara “Drina 2016, u mbajtën të shtunën (sot)në kufirin mes Serbisë dhe Bosnjës duke simuluar një sulm ekstrem dhe marrje peng autobuzësh. Disa mijëra njerëz morën pjesë dhe shikuan stërvitjet.

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic tha se shtërvitja ka treguar se kufijtë mund të mos ekzitojnë më në rast të një sulmi terrorist.

Stërvitja e sigurisë mes trupave të Serbve të Serbisë dhe Serbve të Bosnjë Hercegovinës mbeten një çështje e ndjeshme sepse Serbia mbështetën Serbët e Bosnjës në luftën e tyre kundër Muslimanëve të Bosnjës dhe Kroatëve gjatë luftës në vitet 1992- 1995.

Rreth 100 mijë njerëz vdiqën gjatë luftës, dhe miliona mbetën të pastrehë mes krimeve të panumërta.