Udhëheqësi i moderuar heq dorë nga detyra. Askush nuk dëshiron të beje aleancë me ekstremistët

Suedia nuk ka ende një qeveri pesë javë pas zgjedhjeve të 9 shtatorit.

Ose më mirë, qëndron akoma ne detyre ajo e kryeministrit aktual, Stefan Löfven, , i cili falë gjendjes pezull ka tejkaluar katër vitet neto te qeverisjes dhe është bërë kryeministri i dymbëdhjetë më jetëgjate në historinë e vendit.

Dje, Kryeministri i ngarkuar Ulf Kristersson, udhëheqës i Nya Moderaterna (konservatorët e moderuar),te cilit ju besua detyra e formimit të qeverisë së re, ka  hedhur idenë mbi pamundësinë e zgjidhjes së një katrahure të rrethit qeverisës dhe ka njoftuar heqjen dorë nga detyra.

Edhe pse pastaj ka shtuar “për momentin”, çfarë na bën të mendojmë se për të, rruga që çon në qeverinë e Suedisë nuk është e bllokuar përgjithmonë. Presidenti i Parlamentit Andreas Norlen do të fillojë sot një raund të tretë konsultimesh me krerët e forcave politike.

Situata është krijuar për shkak të suksesit të madh pesë javë më parë nga Demokratët suedezë, një formacion që pavarësisht emrit është i ekstremit të djathtë dhe që ka marre 17.63 për qind të votave dhe 63 vende (nga 349 te Riksdag-ut, Parlamenti një-kamaresh i Stokholmit) duke u bërë gjilpëra e peshores se negociatave për formimin e qeverisë së re.

Asnjëri prej dy blloqeve, ai i moderuar dhe ai i qendrës  se majtë, nuk kanë shumicën e vendeve. Dhe askush nuk dëshiron të beje aleance me partinë e Jimmie Åkesson.

Blloku i qendrës së majtë te kryeministrit në ikje Löfven (De Rödgröna) mund të mbështetet në një total prej 144 vendesh në krahasim me shumicën e kërkuar të 175 vendeve.100 vendeve të Partisë Socialdemokrate te Punëtoreve te Suedisë i shtohen 28 të Partisë së Majtë dhe 16 të te Gjelbërve . Ndërsa aleanca e qendrës se djathte (Alliansen) mund të mbështetet mbi 143 vende: 70 të Partisë se Moderuar te Kristersson, 31 te Partise se Qendrës, 22 të demokratëve Kristiane dhe 20 te Liberaleve.

Për here të parë detyra ju besua Löfven, por kishte dështuar për ta aprovuar nga parlamenti një kabinet të pakicës si ajo qe po largohet. Atëherë detyra ju ngarkua Kristersson, i cili të premten ka lëshuar një propozim të fundit të dëshpëruar, një qeveri të pakicës të partisë së tij me mbështetjen e jashtme te forcave të tjera politike, por ideja nuk ka ndryshuar gjë. Shumë analistë vazhdojnë ende te mendojnë se zgjidhja e vetme është një aleancë “e mallkuar” midis të moderuarve të Kristersson dhe heretikëve të Åkesson.

Veritas.com.al/