Koment/ Kjo nuk është një çudi, edhe pse dëgjojmë që nga mëngjesi në mbrëmje që thërrasin ‘kundër terrorizmit’. Veçanërisht politikanët që thërrasin ‘kundër krimit’, ‘kudër terrorizmit’, ‘kundër vuajtjes së popullit’ , në fakt këta shkaktojnë dhe rrisin më shumë terroristë.
Streha më e ‘ngrohtë’ ku rritet larva e terrorizmit janë, për shembull, grumbullimet njerëzore me urdhër nga politika, protestat politike, etj. Kemi parë në protestat e fundit plot burra me maska në kokë e në fytyrë, që i sulen gardhit të policisë; dhe me një sy te lideri i Partisë, sikur i thonë: “Hë! Ia bëra mirë?”. Të gjithë këta janë terroristë, pa dyshim që janë terroristë- ose në formim, ose të formua, ose që fshihen në protestë për shkak të krimeve të kryera.
A mund t’ju tregoj një prej tyre?! Është një emër, Erzen Uka. Ky, edhe pse sulmoi me maska në kokë, u zbulua nga Policia dhe u vu në pranga. Ai sot u paraqit në Gjykatë për të marrë masën e sigurisë; dhe menjëherë Partia kujdestare Demokratike, i shkoi te rajoni dhe akuzoi shtetin se ‘po e burgosin politikisht’. Kushedi sa të tjerë janë, por unë po përshkruaj këtë tipin, Erzen Uka.
Si u shfaq para trupit gjykues, tanimë pa maskë?
Kur prokurori Eugen Beci kërkoi arrest me burg, Erzen Uka nuk ka pranuar të ngrihet në këmbë para trupit gjykues. ‘Jo!, tha- nuk ngrihem më këmbë para këtyre, unë respektoj vetëm ‘Allahun’. Kushedi sa terroristë kanë vërshuar në tokën e shteteve të Europës, bëjnë terro dhe lëshojnë thirrjen ‘Allahu Ekber’. Ne e kishim mes nesh, në gjykatën e Tiranës, dhe para gjykatës e kishim si ‘hero i protestës demokratike’ të drejtuar nga opozita që kërkon pushtet me terror.
… Pasi foli prokurori dhe Uka nuk u ngrit më këmbë, i erdhi radha gjyqtarit. Gjyqtari Bib Ndreca lexoi vendimin që Erzen Uka të qëndrojë në burg deri në gjykim. Uka u ngrit dhe kërcënoi në mes të gjyqit: ‘Sa të dal do të jepni llogari e nuk kaloni kollaj’, ka kërcënuar gjyqin.
Po kur të dalë, vërtet besoni se nuk do të jetë një terrorist i lirë?
Uka akuzohet për 3 vepra penale, stërvitja për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste,; nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste dhe prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura ndërsa gjykata u tërhoq për vendim.
Më parë se të ushtronte veprat e dhunshme në protestën politike në Tiranë, Uka ka qenë në vendin e ‘Allahut Ekber, në Afganistan, ku jeta njerëzore po kacafytet me terrorizmin Islamik prej dekadash. Shteti shqiptar e ka dërguar Ukën në në Irak dhe Afganistan në vitin 2011, si komando ‘kundër terrorit’ por duke pasur të gjithë shenjat e një terroristi. Më parë është arrestuar nga zyra Antiterrorit në Policinë e Shtetit. Ish-komandoja me origjinë nga Kruja, Erzen Uka është proceduar më parë për dhunë në familje.
Por në protestë u thërrit si hero. Pak nga pak u ‘rrit me pekulet’ e politikës si një terrorist.
Veritas.com.al/