Sot Kuvendi ka rezervuar një seancë të veçantë dedikuar 70 vjetorit të ditës së vrasjes së ‘grupt të deputetëve’ që mendonin ndryshe në Parlamentin komunist.

Aty kanë folur kryetari i qeverisë, Edi Rama; dhe kryetari i Opozitës, Lulzim Basha.

Edi Rama:

“Ligji për hapjen e dosjeve, pas 25 vjetësh e bashkoi Shqipërinë me vendet që kaluan ferrin komunist dhe që vendosën të ndahen me të jo thjesht duke ndërruar sistemin dhe kostumet, por duke guxuar të bëjnë dritë mbi të shkuarën”, ka deklaruar Rama.

Kreu i qeverisë ka theksuar se, dosjet për 25 vjet janë përdorur politikisht nga persona që nuk kanë patur vullnet për hapjen e tyre.

Ndërsa “ligji i sotëm na pajis me mjete hulumtimi në funksion të një misioni human. Unë jam krenar që jam në krye të një qeverie e shumice që këtë mision e mori përsipër pasi të tjerë para nesh nuk patën kurajon apo nuk gjetën kohën që ta merrnin”, ka thënë më tej Rama.

Sipas tij, ato dosje janë një gur i rëndësishëm kilometrik në rrugën e hedhjes dritë mbi të shkuarën, e cila sipas tij do të jetë e dhimbshme, “por nuk do të lejojë që e kaluara të mbajë peng të ardhmen tonë”, ka shtuar Rama.

Lulzim Basha:

‘Sot, unë ndiej dhimbje, sepse e di që ceremonia e sotme dhe fjalët që po fliten nga kjo sallë, janë për shumë shqiptarë, veçanti të rinjtë shqiptarë, që dëgjojnë konkretisht për të vërtetat e dhimbshme të komunizmit .

Sot unë ndjehem fajtor si deputet, si politikan, si kryetar i PD-së dhe si qytetarë që ne kemi lënë pa bërë shumëçka për gati tre dekada për të dënuar krimet e komunizimit, për të dënuar mentalitetin dhe praktikën komuniste dhe diktatoriale, për të penguar ekspontetët e lartë komunistë dhe autorët e krimeve të komunizmit, që të mos ndikojnë më jetën politike dhe shoqërore të vendit.

70 vjet pas vrasjes së deputetëve, unë ndjehem i turpëruar që jam pjesë e një Kuvendi, i cili drejtohet nga njeri prej atyre, që ishte pjesë aktive e asaj klike kriminale që vrau dhe dhunoi shqiptarët që donin lirinë dhe dinjitetin e njeriut.

Ndjehem i trishtuar që 27 vjet pas rënies ë komunizmit, ky vend ende vazhdon të ketë në krye të institucioneve, njerëz të edukuar dhe të stërvitur me mësimet e Enver Hoxhës dhe të ushtruar  me frymën dhe praktikën eneveriste”.

Veritas.com.al/