Ministria e Arsimit ka mbyllur shkollën “Saadi”, që financohej nga Irani dhe që ushtronte aktivitetin e saj prej disa vitesh në Tiranë. Vendimi, mban firmën e ministres së Arsimit, Besa Shahini, raporton BW.

Në vendim nuk sqarohen arsyet e mbylljes së shkollës, por kujtojmë që ky hap është ndërmarrë menjëherë pasi vendi ynë dëboi dy diplomatët iranianë në Tiranë, pak ditë më parë.

Veritas.com.al/