(FOTO: Beata Szydlo, kryeministre e Polonisë)
Sot, në Tiranë, zonja Beata Szydlo i bëri një vizitë homologut të saj shqiptar, Edi Rama
Rama, i cili ka përpunuar sloganin cinik ndaj BE se “ju keni nevojë për ne, jo ne për ju”, gjatë bisedës me kryeministren e Polonisë e shtoi masën e cinizmit ndaj BE. Ai bëri batuta me kolegen polake duke e shtyrë cinizmin drejt Bashkimit Europian. “Shqipëria është një vend që siç mund ta shikoni dhe sot, ka një diell bujar dhe është një vend që mund të ketë shumë gjera që janë ende për të rregulluar, por ka një gjë që është e siguritë: Në Shqipëri nuk mërzitesh kurrë, gjë që nuk mund të thuhet për Poloninë apo për vende të tjerë të BE, mbase kur të bëhemi anëtarë të BE do të bëhemi dhe ne të mërzitshëm…”. Bashkimi Evropian dhe Evropa- sipas kryeministrit shqiptar- janë “të mërzitshëm”.
Dozat e cinizmit kundër BE ky i ka shtuar pasi BE i tha “jo në BE me standardet e krimit dhe ta varfërisë që ke krijuar”.
Por edhe zonja kryeministre e Polonisë, Beata Szydlo është konsideruar si “politikane që po shqetëson BE”. Ja cila është zonja Szydlo dhe sa të përbashkjëta ka me homologun në Tiranë:
52 vjecare, bijë minatori që drejton sot qeverinë polake e kishte shprehjen e vet të preferuar përpara se të fitonte zgjedhjet në 2015-tën. Ajo ka këtë shprehje tipike: “Emri është Szudo, Beata Szydlo!”, sipas një klisheje të james Bond.
Huazimi i fjalisë së famshme të James Bond duket i vjen për shtat. Szydlo, një veterane e politikës vendase u zgjodh si kandidate e partisë së saj pas një performance mbresëlënëse si menaxhere fushate e Andrzej Duda-s që rrëmbeu fitoren në presidencialet e majit të atij viti. Ajo luftoi shumë për të rrëzuar imazhin e kukullës në duart e presidentit dhe themeluesit të Partisë Ligj dhe Drejtësisë, Jaroslaë Kaczynski, edhe pse e vërteta është se një pjesë të mirë të suksesit ia detyron pikërisht këtij personaliteti dominues të skenës politike të vendit. Ashtu si mentori i saj politik, edhe Szydlo i mëshon fort rëndësisë së vlerave të familjes tradicionale romano-katolike dhe nevojës për të ndihmuar ata që ndiejnë se nuk kanë përfituar nga rritja e fuqishme ekonomike e dy dekadave të fundit.. . Szydlo dhe Jaroslaw Kaczynski, kanë premtuar ta ndryshojnë vendin.
Me ardhjen e saj në pushtet, u vendosën taksa të reja për bankat e tregjet në pronësisë të të huajve; pati ndryshim menaxhimi për kompanitë shtetërore; u diskutua një ligj për mbrojtjen e reputacionit të Polonisë, i cili shënjestron të huajt që tregojnë dashakeqësi ndaj vendit e po kështu, qe temë debatesh edhe ndëshkimi me tre vjet burg i vendosjes se mbiemrit “polak” në togfjalëshin kamp përqendrimi, pra nuk mund të thuhet “kam përqendrimi polak”.
Polonia- përfituesja më e madhe e subvencioneve të BE-së, ka nisur sakaq t’i japë dhimbje koke bllokut me ndjenjën e një linje që i ngjason kursit autoritar të hungarezit Viktor Orban. Ka sulmuar Gjykatën Kushtetuese, ka minuar shërbimin e pavarur civil dhe median publike e ka vendosur nën kontrollin qeveritar.
Komisioni Evropian u shqetësua aq sa të niste një “hetim” mbi funksionimin e sundimit të ligjit në vend, një hap i pa precedentë ky në historinë e BE-së. Përgjigja e Kazinskit erdhi në tetor kur tha se vendi i tij nuk do ta mbështesë një kandidaturë të dytë të Donald Tusk në krye të Këshillit Europian. Ish-presidenti i Polonisë, Les Kazinski, vdiq në vitin 2010në Rusi nga aksidenti ajror që shoi një pjesë të elitës politike të vendit dhe Jarosllav, vëllai i tij binjak, fajëson Tusk-un- asokohe kryeministër, për neglizhencë të sigurisë së Kreut të Shtetit.
/Veritas.com.al/