Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, zoti Çako ka shkarkuar sot disa zyrtarë të Komisariatit të Policië në Velipojë, Shkodër; duke filluar nga kreu i komisariatit e poshtë.
Çudia ka ndodhur se kur ka parë listën e emrave të shkarkuar dhe listën e përgjithshme të punonjësve në komisariat, dilte që nuk kishte mbetur njeri i pa shkarkuar.
Shefi i Komisariatit shkarkohet; shefi kundër krimeve shkarkohet; shefi i policimit shkarkohet….Kush mbeti?…
Komisariati i Policisë në Velipojë është shkrirë.
Në fakt të gjithë ndodheshin në zyrat e policisë vetëm për të marrë pagat dhe shpërblimet.
Komisariati i policisë ishte non- ekzistent:
Deti u ndot dhe bagëti të ngordhura shëtisnin në ujëra. Pushues u mbytën në det jashtë vëmendjes së policisë. Aksidente automobilistike, po.
Tereni nuk njihej nga policia- konstatoi Drejtoria e Përgjithshme
Detyrat e ngarkuara nuk u zbatuan…
Atëherë, si të ishte si të mos ishte Komisariati i Velipojës. Drejtori i përgjithshëm shkarkoi nga detyra ata që nuk ishin në detyrë.
Veritas.com.al/