Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga brendësia Laboratorit të Testimeve të Institutit të Shëndetit Publik.

 Ndërkohë që Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino tregoi sesa testime bëhen në vend që nga tetori.

“Ky është një laborator që në aktivitetin e vet normal funksionon me gjashtë persona, ndërsa tani kapacitetet janë rritur. Numri i testimeve tashmë është 6-7 fishuar. Në strategjinë tonë të testimit, ishte që ne të testonim të paktën 1 për qind të popullatës në muaj. Gjë të cilën e kemi arritur që në gusht. Ajo që ne kemi bërë shumë është gjurmimi i rasteve.

Ndërsa, për numrin e testimeve, ajo shpjegon: “Nuk ka një numër të ulët testimesh. Shqipëria ka raportuar vetëm testimet publike. Por, po të shohësh testimet ditore, unë çdo ditë shoh testimet ditore. Ne kemi testime për popullatë ditore goxha të larta. Që nga tetori ,këto testime ditore shkojnë 2000 2500 edhe 3000 në ditë. Përfshirë publikun dhe privatin.”

blob:https://www.facebook.com/f005264c-8554-41bc-9231-250874af768b