Policia ka zbarkuar në Lalëz, në vilën e Jamarbër Malltezit, dhëndrit të ish kryeministrit Sali Berisha.
Gazetari i ABC News, Ervin Leka raporton se ardhja e përfaqësuesve të Drejtorisë së Hetimit dhe të Krimit Ekonomik, vjen pas vendimit të Gjykatës së Posaçme, për sekuestron e 16 pasurive të Malltezit, ku një ndër to është edhe vila në Lalëz.
“Përfaqësues të Drejtorisë së Hetimit dhe të Krimit Ekonomik, sapo kanë mbërritur fshatin turistik të Lalëzit, ku edhe ndodhet edhe vila në pronësi të Jamarbër Malltezit. Pritet të vendoset në sekuestro preventive edhe të kësaj vile, pas vendimit të marrë edhe nga Gjykata e Posaçme, e cila ka vendosur që mes 16 pronave të Jamarbër Mallteazit, për t’i vënë në sekuestro, është edhe kjo vilë. Ndërkohë, janë edhe disa llogari që priten dhe i është vendosur sekuestro nga ana e Gjykatës së Posaçme. Deri më tani kemi pasur përfaqësuesit e policisë që janë paraqitur në këto ambiente për të bërë ekzekutimin e vendimit. Deri në këto momente, nuk ka pasur asnjë përfaqësues së familjes Berisha apo familjes Malltezi, por kanë qenë vetëm rojet e sigurisë që kanë pasur takim të shkurtër me përfaqësues të policisë “, raportoi gazetari i ABC News, Ervin Leka.
Në përditësim…