Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot, pas mbledhjeve maratonë të qeverisë së padekretuar, në Velipojë, se është gati për të nisur rrugën e re për një rritje ekonomike mbi 5 për qind në 2019.
Në një postim në rrjetin social Tëitter, Rama shkruan “gati për të nisur rrugën e re. Lehtësim drastik i burokracisë për qytetarët dhe biznesin. Fuqizim i shërbimeve. Rritje ekonomike mbi 5% në 2019”.
Ditën e shtunë pritet që Kuvendi të japë votëbesimin për qeverinë e re të kryeministrit Edi Rama.
Veritas.com.al/