Në një deklaratë për shtyp, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha foli mbi vendimin për mosçeljen e negociatave të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas tij vendi po mbahet peng nga Edi Rama dhe Shqipëria duhet të ndjekë shembullin e Maqedonisë së Veriut, atë drejt zgjedhjeve të parakohshme.

‘Të gjithë biem dakord se rruga e vetme drejt së ardhmes është rruga europiane. Europa ka refuzuar Edi Ramën, jo Shqipërinë.

Pa reforma serioze, të cilat ai nuk është në gjendje dhe nuk dëshiron ti ndërmarrë, Europa do te vazhdoje ta refuzojë Ramën, dhe ne shqiptarët, do të vuajmë pasojat.

Një njeri po na mban peng të gjitheve! Kjo duhet të marrë fund.

Ështe koha qe qeveria te ndjekë shembullin e Maqedonisë së Veriut, të marrë përgjegjësinë për dështimet e saj dhe t’ia kthejë mandatin popullit shqiptar’, tha Basha.