TIRANË- Është zhvilluar këtë të hënë, konferenca e radhës në Kryeministri, ku po diskutohet lidhur me negociatat me Bashkimin Europian.
Kryeministri Edi Rama në nisje të fjalës së tij, bëri një panoramë të negociatave me BE. Ai theksoi se Shqipëria po ecën pa u ndalur, me hapa konkretë dhe të sigurt për të përmbushur reformat që na përafrojnë me standardet europiane.
“Është me rëndësi për të pasur parasysh gjithë hapat e mëtejshëm sidomos kalendarin, pasi në bazë të planit të përbashkët me Komisionin Euopian, na duhet të ecim pa humbur asnjë afat dhe nga ana tjetër prezantimi do të vazhdojë edhe me planin e rritjes që është i lidhur merr reforma dhe masa që duhen përmbushur”, tha kryeministri Edi Rama.
Komente