Reforma në drejtësi, lufta kundër krimit të organizuar dhe lufta kundër korrupsionit janë tre arsyet më kryesore që kanë sjellë penalizimin e Shqipërisë duke mos ju hapur negociatat në 28 qershor.

Në takimin e sotëm të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, i mbledhur në Luksemburg, vendet e BE kanë sugjeruar që vendimi të shtyhet një vit më vonë.

Në një njoftim në faqen zyrtare në Twitter, Presidenca bullgare bënë me dije se “shtetet anëtare vendosën rrugën drejt hapjes së negociatave për anëtarësim me Maqedonisë dhe Shqipërisë në qershor 2019.  Shqipëria ka nevojë për përparim të mëtejshëm në reformën gjyqësore, luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar”,- thuhet në njoftim.

Veritas.com.al/