(FOTO: David McAllister, eurodeputet që merr përsipër negociatat për krizën politike në Shqipëri)
Partitë e majta shqiptare, përmes iniciativës së Ilir Metës së LSI kërkuan që dikush nga Patitë Popullore Europianë të vijë në Tiranë për zgjidhjen e krizës. Pas kësaj dikush është treguar i gatshëm në BE-në e lodhur nga kriza e vet.
Ky është David McAllister, djalë i bukur, i datëlindjes 1971, eurodeputet gjerman dhe mban postin e kryetarit të Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian. Ai është anëtar i partisë së Kancelares Angela Merkel, pjesë e Partive Popullore Europiane, ku bën pjesë edhe Partia Demokratike.
Zoti McAllister është shprehur i gatshëm që të ndërmjetësojë për takimin e Ramës dhe Bashës ku do të diskutohet për zgjidhjen e krizës politike. Por ai u ka vënë një kusht tre partive kryesore, PS-PD-LSI. Kushti i tij është që paraprakisht të bien dakord se çfarë do të diskutohet në takimin mes palëve. Në rast se kjo gjë nuk arrihet, eurodeputeti gjerman nuk do të marrë përsipër rolin e negociatorit.
Në takimin Rama-Meta, ky i fundit i propozoi Kryeministrit që t’i kërkojnë ndihmën PPE-së për të negociuar dialogun politik.
/Veritas.com.al/