Rusia është quajtur “pasardhësja e ideologjisë naziste” nga një anëtar i ekipit ukrainas, i cili ka qenë në bisedimet e paqes midis dy vendeve. Mykhaylo Podolyak iu përgjigj komenteve të diskutueshme të ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov. Lavrov ishte pyetur nga një intervistues në lidhje me pretendimet e tij se po “de-nazistifikon” Ukrainën, duke qenë se presidenti i Ukrainës është hebre. Lavrov tha se prejardhja e Presidentit Zelensky nuk kishte rëndësi. Duke iu referuar pretendimeve historike të paprovuara, ai sugjeroi se edhe Adolf Hitleri “kishte gjak hebre”. Në një postim në Twitter, Podolyak – një ndihmës i Presidentit Zelensky – akuzoi Moskën se po përpiqet të “rishkruajë historinë” në mënyrë që “të justifikojë vrasjet masive të ukrainasve”. Raportohet se janë shpërndarë imazhe në mediat sociale që tregojnë kadetët rusë duke kryer ushtrime të veshur me shirita në krahë që të kujtojnë mbretërinë naziste. Megjithatë, agjencia e lajmeve Radio Evropa e Lirë/Radio Liberty/ shkruan se disa nga imazhet që po shpërndahen janë disa vjeçare. Ai shton se shiritat në krahë duket se mbahen vetëm për të ndihmuar ushtrimet stërvitore – dhe zakonisht nuk shihen në paradën vjetore të 9 majit të vendit që feston fitoren ndaj Gjermanisë naziste.