Një tekst i fshehur në fund të obeliskut në Romë, hedh dritë të re mbi regjimin fashist të Benito Musolinit dhe se si dëshironte ai që të shihej nga brezi i ri.

I shkruar në Latinisht në  pergamenë, dorëshkrimi është varrosur bashkë me disa komça prej floriri në fund të Obeliskut të Musolinit, në kompleksin sportiv të Foro Italico në Romë.

Ky është një shënim lavdërues për ngritjen e fashizmit dhe bëmat e Musolinit.

Ekzistenca e mesazhit u zbulua nga dy studiues të klasicizmit.

Bettina Reitz-Joosse dhe Han Lamers janë të parët që kanë përkthyer dhe studiuar në detaje Kodeksin Fori Mussolini, i cili, pavarësisht se ishte varrosur në themele të Obeliskut me një peshë  prej 300 tonë kur u ngrit obelisku në vitin 1932, prej kaq kohe u harrua që të ndërhyhej.

Teksti nuk ishte ndërtuar që të kishte “kuptim për kohën” tha Dr Reitz-Joosse për  BBC. “Obelisku është një spektakël i madh, por ekzistenca e tekstit të mesazhit ishte i pa raportuar ndonjë herë. Ai nënkutponte që të ishte për një të ardhme të largët”.

Ndërkohë, fashistët kanë bërë një numër kërkimesh arkeologjike për zbulimet e Perandorisë së Romës”, tha studiuesja.

“Teksa  fashistët gërmuan në rrënoja menduan se po krijonin vlerat për autoritetin e tyre për gjeneratat e ardhshme”.

(Sipas BBC)

http://ichef-1.bbci.co.uk/news/624/cpsprodpb/17190/production/_90980649_istock_96694875_medium-2.jpg