Dje u denoncuan publikisht, ndërsa sot janë vënë në pranga.
Pas skandalit të publikuar në emisionin “STOP” të televizionit ‘Klan’ , ka vënë në pranga gjyqtarin e gjykatës së rrethit gjyqësor Fier, Roland Hysi.
Sipas filmimeve, gjykatësi i kërkon një nëne të divorcuar ryshfet në euro dhe marrëdhënie seksuale në këmbim të dhënies së kujdestarisë së fëmijës,
Policia ka arrestuar edhe psikologen gjyqësore, e cila luante rolin e sekseres.
Ndaj dy të arrestuarve rëndojnë akuzat e “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë” dhe “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike”.
Në video- përgjim, gruaja, denoncuese tregon gjithë kalvarin që i është dashur të përballojë, duke blerë me euro të drejtën për fëmijën e saj.
Veritas.com.al/