Ngjarja e dhimbshme ka ndodhur sot, kur vajza 9 vjeç ka rrëshqitur në një rezervuar dhe nëna është hedhur në ujëra për ta shpëtuar, por kanë humbur jetën nënë e bijë.
Policia ka dalë me një komunikatë zyrtare në lidhje me ngjarjen tragjike të ndodhur në fshatin Alarup, ku një vajzë vetëm 9 vjeçe dhe nëna e saj gjetën vdekjen.
Policia sqaron se vajza ka rënë aksidentalisht në rezervuarin e ujit dhe në tentativë për ta shpëtuar ka shkuar e ëma. Fatkeqësisht të dyja janë mbytur në rezervuar. Mësohet se identiteti i gruas 35 vjeçe është Liri Mazelli.
“Më datë 06.10.2019, rreth orës 17.00, në një rezervuar, në fshatin Alarup, aksidentalisht dyshohet se ka rrëshqitur dhe është mbytur shtetasja E.M, rreth 9 vjeçe.
Në afërsi të vendngjarjes, ndodhej duke punuar nëna e saj, shtetasja L.M, 35 vjeçe, e cila ka ndërhyrë për të shpëtuar vajzën, por ka gjetur vdekjen edhe ajo.
Grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.“-njofton policia.
Veritas.com.al/