Papa Francis do të bëjë Nënë Terezën, murgeshën më të famshme të botës, një Shenjt këtë të Dielë.

Kush ishte Nënë Tereza? .

Jeta e hershme

Nënë Tereza lindi nga prindër shqiptarë etnik në Gusht 1910, në Shkup, tani kryeqytet i Maqedonisë. Fëmijëria i dha emrin Gonxha Bojaxhiu. Shumë besimtare, u bë murgeshë në moshën 16 vjeç dhe iu bashkua abacisë Loreto në Irlandë. Dy vjet më vonë mori emrin Motra Tereza.

Në Kalkuta

Në fillim të vitit 1929 ajo shkoi në Kalkuta, tani e njohur si Kolkata, ku ushtroi punën e mësueses, dhe, për 15 vjet, drejtoreshë shkolle në shkollën manastir.

Në vitin 1946, mori detyrën për të krijuar “Misionaret e Mirësisë”, që zyrtarisht u krijua si një forum në vitin 1950. Murgeshat e Urdhrit filluan ta thërrisnin ” Nënë Tereza”. Qeveria indiane i dha shtetësinë në vitin 1951.

Vitet e mëvonshme, Nënë Tereza hapi shtëpinë e saj të parë për të vobektët, dhe në vitin 1957 hapi klinikën e parë lëvizëse kundër lebrozës. Punoi për tri dekada në Indi, para se të largohej për herë të parë në vitin 1960, për në Shtetet e Bashkuara ku do të mbante një fjalim në Këshillin Kombëtar të Grave Katolike.

Vepra e saj u përhap në gjithë botën

Në vitin 1965, Papa Gjon Pavli i Gjashtë, dekretoi Urdhrin e Besimit Nënë Tereza, duke e vënë atë direkt nën juridiksionin e Vatikanit. Në të njëjtin vit e para shtëpi e Misionareve të Bamirësisë jashtë Indisë u ngrit në Venezuela. Më vonë, të tjera u hapën në Itali, Tanzani, Australi dhe Shtetet e Bashkuara.

Në vitin 1979, Nënë Tereza u nderua me çmimin Nobel për Paqe për veprën e saj për të varfrit në gjithë botën. ” Unë nuk e meritoj”, tha Nënë Tereza.

Pavarësisht nga shëndeti në rënie, nga sëmundja e artritit, nga zbehja e shikimit dhe problemet në zemër, ajo vazhdoi të punojë pa pushim. Papa Gjon Pali i plotësoi kërkesën për hapjen e një strehe për njerëzit e braktisur e të pa strehë, brenda mureve të Vatikanit. Në vitin 1988  hapi të parën bashkësi në Bashkimin Sovjetik.

Në mars të vitit 1997, Motra Nirmala, një ish Hindu, që u konvertua në Katolike Romake, zëvendësoi Nënë Terezën si udhëheqëse e Misionareve të Bamirësisë.

Në 5 Shtator, 1997, Nënë Tereza vdes nga një atak në zemër, në Selinë e Urdhrit në Kalkuta.

Personalitetet më të larta të botës, në grupe të pandalshëm, mbërritën në funeral.

Rruga drejt Shenjtërimit

Në Tetor kryepeshkopi Henry D’Souza arriti me sukses që t’ i dërgonte një peticion Vatikanit që të hiqte dorë nga vonesat e zakonshme të pesë viteve pas vdekjes për të  nisur procesin e bekimit.

Po në këtë vit, 2002, Vatikani ligjëroi se një grua indiane që vuante nga stomaku ishte shëruar me mrekullinë e lutjeve të Nënë Terezës. Papa Gjon Pali donte që ta shpallte Nënë Terezën menjëherë Shenjtore, duke anashkaluar procesin e bekimit, por u  pengua nga kardinalët.

Në Dhjetor 2015, Papa Fransis hapi rrugën për Shenjtërimin, duke aprovuar një dekret që njeh mrekullinë e dytë dedikuar ndërmjetësimit të saj me Zotin- për shërimin e një Braziliani i cili u shërua prej një infeksioni të rëndë në tru në vitin 2008.

Këto janë faktet rreth jetës së saj.

Nesër, më 4 shtator 2016, Nënë Tereza bëhet Shenjtore; shen Tereza jonë.

http://www.syri.net/wp-content/uploads/2016/09/14202762-1066159896832182-8493894660987959203-n_1472914732-5216462.jpg

http://www.syri.net/wp-content/uploads/2016/09/14203173-1066159953498843-6689194401537895670-n_1472914728-4082701.jpg