Ministri i punëve të jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov dhe homologu i tij grek, Nikos Kotzias, kanë nënshkruar marrëveshjen të cilën e quajtën ‘historike’ për emrin e ri të Maqedonisë. Sipas marrëveshjes, shteti në veri të Greqisë do të quhet ’’Maqedonia e Veriut’.

Të dy shtetet kishin një debat 27 vjeçar për emrin, që nga viti 1991.

Fillimisht të pranishmëve me nga një fjalë rasti iu drejtuan kryeministrat e dy vendeve. Opozita në Greqi e ka kundërshtuar marrëveshjen, në Athinë po zhvillohen disa protesta kundër marrëveshjes.

Veritas.com.al/