Nga: Lulzim Basha/
“Në këtë qëndresë që lindi nga 18 shkurtit, këtu lindi dhe ideja e Republikës së re, ku njëherë e përgjithmonë vendimmarrja do të jetë e qytetarëve. Ku çdo zyrtar i lartë nuk do të zgjidhet në pazar, por do të zgjidhet nga qytetarët shqiptarë do të japë llogari ndaj tyre, me një mekanizëm të ri, me një Kushtetutë të re.
Thelbi i bashkimit tuaj dhe i lëvizjes tonë politike mbetet zëvendësimi i një kupole politike të kontrolluar, me një qeveri që do të kontrollohet nga ju qytetarët shqiptarë. Kjo duhet të vijë përmes zgjedhjeve të lira të djeshme. Ky ishte mesazhi më i qartë i protestës madhështore, me referendumin për Republikën e re.
Mirënjohje edhe për ata shqiptarë që nuk u bashkuan dot fizikisht por që ishin me ne me mendje dhe shpirt.
Mirënjohje të veçantë për aleatët tanë opozitarë, për kryetarët e tyre. Askush në historinë 27- vjeçare nuk ka qenë me më shumë fat se unë për besnikërinë tuaj të dashur aleatë, por mbi të gjitha për besnikërinë që kemi demonstruara përballë qytetarëve shqiptarë.
Mesazhi ynë është i qartë, shqiptarët folën: Nuk ka e nuk do të ketë zgjedhje fasadë! Nuk ka e nuk do të ketë parlament të diktuar nga krimi dhe droga. Nuk ka dhe nuk do të ketë kurrë më zgjedhje pa popullin, zgjedhje pa opozitën, zgjedhje moniste!
Republika e re, e cila së shpejti do të zëvendësojë institucionalisht, ligjërisht dhe realisht, të vjetrën që po bie, kërkon tranzicionin e butë përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të cilat, mund të sigurohen, vetëm përmes një qeverie teknike, që ndahet nga krimi, që lufton drogën, që përpiqet të japë të gjitha garancitë dhe besimin përmes reformës zgjedhore dhe votimit elektronik e numërimit elektronik.
Por, le të jemi fare të qartë: Republika e re e ka nisur rrugën e saj. Nuk e nuk do të ketë asnjë hap mbrapa.
Nëse Republika e vjetër e krimit, drogës dhe e vesit, nuk tërhiqet nga plani ogursi dhe i papranueshëm për shumicën dërrmuese të shqiptarëve për të bërë zgjedhje fasadë, për të zgjedhur parlament dhe qeveri me diktatin e krimit dhe drogës dhe jo me vullnetin e qytetarëve shqiptarë, për t’u angazhuar në një proces farsë elektoral monist.
Nëse nuk pranon përmes dialogut politik t’i hapë rrugë përmes zgjidhjes së butë, me zgjedhje të lira dhe të ndershme, atëhërë Republika e Re do të marrë në dorë në të gjitha format dhe mënyrat, fatet e qytetarëve, institucionet e republikës, Kushtetutën e re, ligjin e ri të republikës dhe sëbashku, paqësisht, por me vendosmëri totale, do të përmbysin republikën e vjetër.
Me popullin nuk mund të luhet më!
Zgjidhjet para nesh janë të qarta. Krimi dhe droga duhet të çmontohen: ose përmes një qeverie teknike me zgjedhje të lira, ose përmes përballjes totale midis të vjetrës që do të ikë dhe së resë që ka ardhur.
Ndaj, le të jemi fare të qartë për rrugën që na pret: Le ta dinë skeptikët, cinikët, ndonjë media e blerë që dje rrekej si e mjerë të pasqyronte përmes propagdanës dhe censurës qeveritare, të censuronte pjesëmarrjen masive dhe çdo vegël tjetër e blerë nga Edi Rama me lekët e shqiptarëve se ajo që nisëm dje nuk do të ndalet!
Kemi dy zgjidhje përpara. Kishin dy zgjidhje përpara: njërën e kemi bërë, tjetrën e ka në dorë republika e vjetër.
Zgjidhja e parë ishte: Nëse do të ulnim kokën dhe do të pranonim fatin tonë si skllevër të republikës së vjetër, të krimit, të drogës dhe të oligarkëve, përgjigjen republika e vjetër e mori dje pasivisht nga rbashkimi më i madh i shqiptarëve.
Kurrë, kurrë, kurrë.
Zgjidhja e dytë është, le ta dëgjojë çdo mik, çdo mbështetës i republikës së re, çdo qytetar që i do të mirën vetes së vend dhe vendit, çdo mik i huaj, le ta dëgjojnë miqtë tanë, kundërshtarët tanë politikë, zgjidhja tjetër është kjo: Ose do ta çmontojmë krimin e drogën në pushtet e do t’ia kthejmë pushtetin, qyetarëve përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, ose do ta përmbysim republikën e vjetër përmes marshimit, bashkimit, qëndresës popullore të qytetarëve të republikës së re. Rrugë tjetër nuk ka. Me një mënyrë ose tjetër, krimi do të çmontohet, droga do të çmontohet, republika e vjetër do të përmbyset”
/Veritas.com.al/
_____
* Fjalimi i mbajtur sot në Çadrën e Lirisë