(FOTO: nxënësit e “Asim Vokshit” të mbyllur me dry nga Drejtoria e shkollës)/

Gjimnazistët nesër kanë vendosur të bojkotojnë mësimin në Tiranë dhe të shkojnë te çadra e protestuesve- raporton gazeta “Koha Jone”.  Edhe sot shumë nxënës të shkollave në Tiranë kanë tentuar që të lënë mësimin për t’ju bashkuar protestës së PD-së që po mbahet prej 4 ditësh përballë kryeministrisë.

Disa prej gjimnazistëve kanë mundur të dalin nga shkolla, duke bojkotuar mësimin dhe bashkuar më pas protestës së PD-së. Po shumë të tjerë, nuk janë lejuar të largohen nga shkolla, pasi atyre u është mbyllur dera.

Siç mësohet, në shkollën e mesme të  gjuhëve të huaja “Asim Vokshi”, gjimnazistët janë kyçur brenda dyerve të shkollës në pushimin e madh.

Ka qenë zëvendëskryetare e Forumit Rinor të Partisë Demokratike Besa Petriti,  e cili ka denoncuar rastin në fjalë, duke publikuar edhe fotot nga gjimnazi.

Nesër gjimnazet e Tiranës kanë vendosur bojkotimin e mësimit.

/Veritas.com.al/