(FOTO: Ilir Meta, Forto Arkiv)/
Deri tani nuk ishte besuar se do të ndodhte që Ilir Meta i LSI të kërkonte postin e Presidentit të Republikës. Por sot PS e ka propozuar. Kjo do të thotë se vetë ilir Meta ka stimuluar propozimin e PS për Ilir Metën president i Republikës. Më datë 8 Mars ai kishte thënë se nuk do të bëhet president i Republikës.
Po çfarë ndodhi sot?
Kryesia e Partisë Socialiste vendosi të mbështesë Ilir Metën kandidat për Presidenti të Republikës. Ky është vendimi që u mor mbrëmjen e sotme.
Duke folur pas mbledhjes së kryesisë së PS, deputeti socialist Taulant Balla deklaroi se LSI i kishte propozuar PS-së dy kandidatura, atë të Petrit Vasilit dhe Ilir Metës.
PS vendosi të mbështesë në unanimitet Ilir Metën për President të ri të Republikës. Nesër në orën 17:00 do të mbahet në Parlament raundi i 4-t për zgjedhjen e kreut të shtetit, që sipas të gjitha gjasave do të zgjedhë Ilir Metën.
“Një përfaqësi e PS e drejtuar nga kryetari i PS u takua me aleatët tanë që u njoh me propozimin e ardhur nga LSI, të cilët na njohën e dy propozime shumë të mira, me propozimin për Petrit Vasilin dhe Ilir Metën.
/Veritas.com.al/