Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë takimin e radhës me diasporën në Milano këtë të dielë më 26 maj. Ka qene vetë ai që e ka rikujtuar duke postuar në rrjetet sociale një foto, në të cilën tregon orën 11:00 dhe vendin në të cilën do të mbahet takimi në pallatin e sportit “Busto Arsizio”.
“Milano, nesër, 11:00, Viale Gabardi, 43, 21052 Busto Arsizio VA, Italy”, shkruan Rama.
Kujtojmë që të dielën e 12 majit Rama nisi turin e takimeve me diasporën në Greqi, Athinë. Ai pritet të takohet dhe me shqiptarë që jetojnë e punojnë në Londër e Dyseldorf.