Kim Jong-un bëhet lideri i parë i Koresë së Veriut që kalon kufirin drejt territorit të Koresë së Jugut qq në fund të luftës Koreane në vitin 1953. Kjo ndodh në një moment kur detaje finale të samitit mes dy Koreve janë vënë në tavolinë.
Koreja e Jugut tha se presidenti Moon Jae-in do të takohet personalisht me zotin Kim në kufitin mes dy dhteteve, nesër, e Premte, ora 09:30 (00:30 GMT).
Samiti historik do të fokusohet mbi indikacionet e fundit që mund të kenë vullnetin për t’i dhënë fund armatimit bërthamor.
Bisedime janë propozuar gjithashtu mes zotit Kim dhe presidentit të Shteteve të Bashkuara, Trump, nga fillimi i muajit qershor.
Zotit Kim i takon të kalojë vijën e kufirit ushtarak, që zyrtarisht shënon kufirin tokësor mes dy territoreve. Ai, megjithatë, do të mbetet në zonën e demilitarizuar.
Veritas.com.al/