Vetë drejtuesi i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, ngriti i pari alarmin për drejtuesit e automjeteve për nesër, për shkak të temperaturave të ulëta. Ai i këshilloi që mundësisht të eliminojnë udhëtimet pa shumë domosdoshmëri, të pajisen me zinxhirë dhe të respektojnë sinjalistikën në rrugë.

Temperatura deri në minus 20 gradë celcius do të regjistrohen nesër pothuajse në të gjithë vendin. Si rrallë ndonjëherë ngrica do të ketë edhe në Shqipërinë e Mesme, ndërsa reshje dëbore pritet të bien edhe në qytetet bregdetare.

“Kompanitë kontraktore nuk kanë kripë mjaftueshëm për të përballuar situatën, sot janë marrë masa urgjente për tu furnizuar të gjitha me kripë mjaftueshëm për të përballuar situatën. Janë ngritur shtabet e emergjencave në të gjitha qarqe”, tha Preçi.

/Veritas.com.al/