Kancelarja Gjermane, Angela Merkel, rrufiti kafen e fundit të fushatës elektorale me punëtorët në Berlin, dhe iu bëri thirrje që të ruajnë momentin e orëve të fundit para votimeve në vend.
Agjencia gjermane e lajmeve ‘dpa’ raporton se Merkel iu tha mbështetësve të saj ditën e Shtune se akoma kishte një numër të madh votuesish akoma të pa vendosur, dhe se “shumë prej tyre e marrin vendimin në orët e fundit”.
Merkel po kërkon mandatin e katërt si kancelare e Gjermanisë në zgjedhjet e të Dielës. Sondazhet më të fundit e tregojnë bllokun e saj të konservatorëve në lartësinë e 34 deri 37 për qind mbështetje, i ndjekur nga Socialdemokratët me 21 deri 22 për qind.
Partia anti- emigrantëve- Alternativa për Gjermaninë (AfG) duket e sigurt se do të ketë vende në parlament për herë të parë, me 10 deri 13 për qind të mbështetjes.
Merkel është nisur drejt veriut për miting, në Greifsëald dhe Stralsund to, për ta mbyllur fushatën.
Veritas.com.al/