Benjamin Netanyahu forcohet falë fitores së madhe të arritur në primaret e Likud, ne te cilat fitoi me më shumë se 70% të konsensuseve. Në këtë mënyrë arrin të rilancohet me një fitore që ve ne hije procedurat gjyqësore që e përndjekin.

Një dhuratë e papritur, e arritur falë sfidës së pamatur të rivalit të tij të brendshëm, Gideon Sa’ar, i cili me sa duket i ka bërë gabim llogaritë për të drejtuar partinë.

Do të kishte mjaftuar nje humbje edhe ne mase për ti kundërvënë kritika Netanyahut, i cili nuk mund të paraqitej në zgjedhjet politike të marsit me gjysmën e partisë kundër. Por ishte evidente prej ditësh që kjo perspektivë nuk ishte vetëm e largët, por e pamundur.

Primaret e prospektives

Një dhuratë e dyfishtë kjo – e pavullnetshme – e Sa’ar-it ndaj rivalit të tij, duke pasur parasysh që për ditë të tëra primariet e Likud-it kanë spostuar vëmendjen e opinionit publik izraelit nga plani gjyqësor në ate politik, duke arritur kështu në veprën e pamundur për t’i ri dhënë lustër  imazhit te Kryeministrit, mbështjellë me re nga mosmarrëveshja me gjyqësorin.

Jo vetëm kaq, sfida e pamatur u ka ripropozuar izraelitëve një kryeministër fitimtar kundër gjithçkaje dhe të gjithëve. Një aftësi që Netanyahu gjithmonë e ka mburrur dhe përdorur për të tërhequr konsensuse, dhe që ishte vënë në dyshim pas dy zgjedhjeve të fundit politike të pa fituara, një rrethanë që kishte filluar të tjetërsonte konsensuset e atyre që e votuan për mungesë te alternativave të tjera fituese.

Dhe kjo ndodhi pavarësisht se behej  fjale për një zgjedhje sekondare, e konsumuar në brendesi te partisë se tij. Kryeministri izraelit, në fakt, po e shet këtë triumf me aftësinë e tij të zakonshme, duke e ngritur atë në një ngjarje me rëndësi kombëtare, pse jo dhe globale.

Jo një fitore ndaj një rivali të brendshëm, por një triumf që hap perspektivat, pasi do ta projektonte atë të merrte ne dore më i sigurt timonin e shtetit izraelit.

Kthehet Spektri Iran

Dhe, në fakt, sapo u mbyllen primaret, Netanyahu filloi të flasë si një Kryeministër i cili ka përpara një mandat të gjatë “duke premtuar se do të sjellë në shtëpi njohjen nga ana e Shteteve të Bashkuara të sovranitetit izraelian mbi vendbanimet në Bregun Perëndimor – një veprim i barabartë me aneksimin” (Timesofisrael ).

Jo vetëm kaq, nëse deri dje opsioni “luftë ndaj Iranit”,prej kohesh e shpresuar nga kryeministri izraelit, merrej thjesht si një ambicie , sot nuk është më kështu.

Një artikull i Haaretz me titull “Netanyahu nuk duhet të lejohet të fillojë një luftë me Iranin për të shpëtuar veten” është tregues i kësaj.

Në shënimin, shkruar nga Shlomo Brom dhe Shimon Stein, thuhet: “Shqetësimi është se [Netanyahu] mund të fillojë një konflikt të madh me Iranin me shpresën për të bindur elektoratin izraelian që nuk ka zëvendësim për udhëheqjen e tij, kjo pavarësisht kostove që Izraeli do të duhet të përballojë për një luftë të tillë “.

Sigurisht, artikulli shpjegon edhe se rezultati i pasigurt i një iniciative të tillë, domethënë pamundësia per te arritur një fitore të sigurt dhe përfundimtare, mund të jetë kundërproduktive për kryeministrin izraelit.

Dhe qe te shumtë jane frenat në këtë drejtim, duke filluar nga fakti që Irani dhe shumica e izraelianëve nuk e dëshirojnë atë (siç tregojnë sondazhet e ndryshme). E megjithatë, fakti që riflitet per opsione të tilla e bën atë jo më të pamundur, por vetëm të pamundur.

Rikthimi i magjistarit

Me pak fjalë, Netanyahu është rikthyer të veshë kostumin e tij të preferuar, atë të “magjistarit” të aftë për të fituar të gjitha mosmarrëveshjet dhe për të kapercyer mrekullisht të keqen.

Nëse Gideon Sa’ar nuk do të kishte qenë, me shume mundesi do ta kishte shpikur ai vetë. Nuk është çështje e mosmbeshtetjes të një eksponenti politik, të cilit patjetër që duhet ti njihet një kurajo e dukshme (duke pasur parasysh fuqinë e madhe të rivalit),sesa të regjistrohet edhe një herë që nëse braktiset realizmi duke ju dorëzuar tërësisht impulseve ideale(megjithëse fisnike) , rrezikohet të prodhohet ekzaktesisht e kundërta e asaj që ishte paravendosur.

Thënë kështu, zgjedhjet politike do të zhvillohen pas 3 muajsh, shumë larg ne menyre që Netanyahu të arrijë atje duke shfrytezuar plotësisht nga triumfi i brendshëm aktual.

Sigurisht, primariet e Likud-it kanë patur edhe si konseguence asgjësimin mediatik të partive të tjera dhe lidereve të tyre përkatës, por efekti nuk do të zgjasë shumë, për fat të keq të Netanyahut  i cili do të jete i detyruar të nxjerrë lepuj te tjerë nga cilindri i tij.

Ndërkohë, duket se ai dëshiron të kërkojë ne Parlament një strehë mbrojtëse për ceshtjet e tij gjyqesore, pasi qe për vite ka perqeshur ata që parashikonin një eventualitet te tille (Haaretz). Duket se dëshiron ta bëjë tani që ndjehet më i fortë. E ardhme e pasigurt, për tu ndjekur.

VERITAS.COM.AL/