Qytetarët e Kosovës, nga kjo e hënë, 1 janari i vitit 2024, do të mund të udhëtojnë pa viza në 27 shtete të zonës Schengen.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se viti 2024 nis i mbarë për Kosovën, me lirinë e shumëpritur të lëvizjes në BE.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka uruar shqiptarët e Kosovës për Vitin e Ri 2024.

“Ky vit nis i mbarë për Kosovën, me lirinë e shumëpritur të lëvizjes në Bashkimin Europian. Gëzuar Kosovë, gëzuar, shëndet e gjithçka ju do zemra shqiptarëve e shqiptareve të Kosovës”, shkruan Rama në Facebook.