I shumëpritur prej dhjetorit 2019 kur skadoi marrëveshja në fuqi, konvertimi i patentave shqiptare në italiane po bëhet realitet.
Më në fund, më 10 gusht, Ministria italiane e transporteve ka nxjerrë qarkore zbatuese me të cilën lajmëron se nga 12 korriku është në fuqi marrëveshja dypalëshe për konvertimin e patentave shqiptare në italiane.
Kjo marrëveshje u bë realitet falë bashkëpunimit të qeverisë Rama me autoritet italiane.