E ftuar në emisionin “Open” nga Eni Vasili, Rudina Hajdari ka deklaruar se që nesër do të nisë iniciativën për ulne në tryezën e bisedimeve es partive politike për të zgjidhur çështjet e mbetura pezull pasi opozita e BAshës dhe Kryemadhit dogjën mandatet parlamentare.
E pyetur nga Anila Basha, nëse nga nesër do të organizohet një tryezë politike dialogu, a do të kishte një ulëse në emër të Rudina Hajdarit mes atyre të palëve të tjera politike në Shqipëri, deputetja Hajdari u përgjigj:
“Po sigurisht që do ketë edhe një vend për mua, sepse unë po i ftoj ata të ulen për dialog. Ata nuk duan të ulen, unë po i ftoj”, tha Rudina Hajdari.
Rudina Hajdari tha se ‘ Lulzim Basha duhet të largohet nga PD’
Ajo bëri një koment edhe në lidhje me ish-liderin historik të Partisë Demokratike.
Pasi i risollën në vëmendje një deklaratë të ish-udhëheqësit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili nga e njëjta studio emisioni e kishte quajtur Rudina Hajdarin “e bija e babait”, teksa shtonte se ashtu si Azem Hajdari nuk ishte gjithmonë mbështetës i tij, edhe e bija fliste hapur dhe e pavarur nga askush, Rudina e quajti një kompliment.
“E kam thënë edhe më herët, është një kompliment për mua dhe unë do të vazhdoj të qëndroj me të njëjtën sjellje politike. Sali Berisha është një figurë simbolike e PD-së, por kam marrë gjërat më të mira prej tij, duke mos komunikuar shpesh me të kohët e fundit”, tha Rudina HAjdari.
Sa i përket të ardhmes së opozitës së re, Hajdari tha se nuk ka aspak për qëllim që të vihet në krye të grupit të ri parlamentar. “Ajo që propozoj unë është të fillohet nga partitë politike, të demokratizohen fillimisht ato, pasi nuk mund t’i kërkohet popullit të flitet për demokraci, ndërkohë që disa palë nuk pranojnë uljen për dialog në një tryezë”, tha Hajdari.
Veritas.com.al/