
Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, prej disa ditësh ndodhet i shtruar në QSUT. Sipas burimeve brenda spitalit, Beqja ka shkuar me temperaturë të lartë dhe alergji në lëkurë, ndërsa gjendja aktualisht paraqitet e mirë.
Që prej ditës së shtunë ndodhet i shtruar në shëbimin e alergologjisë në QSUT, prej alergjisë që i është shkaktuar. Sjellim ndërmend se Beqaj mbahet prej 1 viti në paraburgimin e Durrësit për dosjen SASPAC të abuzimit me donacionet e huaja ndërsa po gjykohet me procedurë të zakonshme për dosjen e sterilizimit./
Komente