Kreu i SPAK, Altin Dumani, gjatë një takimi informal me gazetarët ka komentuar çështje të nxehta, me të cilave dhe hetimet për ish-kryeministrin Sali Berisha, ndaj të cilit SPAK ka kërkuar masën “arrest shtëpie” me mbikëqyrje policore.
Në përgjigje të pyetjes, nëse ka patur qëndrime të ndryshme lidhur me kërkesën për “Detyrim Paraqitje” për kryetarin e PD Sali Berisha, sikundër edhe juristët janë ndarë nëse do duhej apo jo autorizim nga Parlamenti, Dumani komentoi veprimet që ka kryer SPAK.
“Nuk mund t’i japim Kuvendit kompetenca kushtetuese kur nuk i ka. E kemi diskutuar. Është diskutuar edhe me drejtuesin e prokurorisë. Kërkesa është lënë në fuqi nga të dyja shkallët, edhe ajo e parë edhe nga Apeli”.
Sa i përket sekuestrimit të gjërave në ngarkim të Monika Kryemadhit, apo hetimet ndaj kreut të Partisë së Lirisë Ilir Metës, Dumani u shpreh se:
“Kontrollet tona janë instrument apo mekanizëm si mjet për të gjetur prova. Sa i takon Metës, është çështje ndaj të cilës po kryhen ende hetime dhe nuk kam një koment”, ka thekuar Dumani/