Më pak se 48 orë para thirrjes e paraqitjes në Spak për dosjen 21 janari, Sali Berisha ka njoftuar protestë.

Nuk do të jetë kombëtare, por një protestë më e butë, me disa deputetë e militantë para kryeministrisë.

“Ndërkohë, dita e hënë do të jetë e fillimit të parlamentit para kryeministrisë të qytetarëve dhe parlamentarëve.Do të jenë deputetë dhe qytetarë. Natyrisht kjo është një kohë që PD është e detyruar të punojë njëkohësisht në shumë plane.”

Kursë për protestën kombëtare, doktori kerkon dhe pak durim. Varet nga humori që do të ketë pasi te dalë të premten nga Spak.

“Protesta kombëtare do përcaktohet skenari. Ajo do thirret në momentin e duhur. Fillimi është ky me këtë parlament-protestë para kryeministrisë. Dhe pastaj do punohet për thirrjen e një proteste të përgjithshme, skenari i të cilës do përcaktohet.”

Berisha komentoi edhe vrasjen e së martës në Rinas. Tentoi ti japë nuanca rozë, por mosha bën të vetën, e ktheu në blu.

“Gilmando, krahu i djathtë i Ervin Salianjit, ka qenë në fushatë si bodygard dhe financues për ministrin Gonxhe.”

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *