Nga: Anila Rezhda, shkrimtare/

Nuk ka shtyp ne botë qe te mos merret tashme me dëshmitë e femrave qe janë ngacmuar ose përdhunuar dikur.

Është pafytyrësi femërore për te denoncuar këto akte vulgare ne nje periudhe qe vete ligji i çregjistron si vepra penale pas 20-te vjetësh, pasi asnjë nga te përfshirët nuk mban mend hollësira rreth ngjarjes.

Qarjet publike te tyre, mallëngjimet publike te tyre si virgjëresha as 16-te vjeçare, thyen ne mes figurën femërore.

Përdhunimi dhe ngacmimi sexual sidomos nga rrethi familjar i vajzës janë gjema dhe vajtime shpirtërore qe…(ja vlen te mburrem vetëm nje here)…i kam dëgjuar unë origjinal nga goja e ndyre e përdhunuesit ne seanca gjyqësore.

Nuk kane lidhje fare me këto te shthurura nga trutë qe nuk lënë emision pa dale.

Femrat qe kane pësuar këtë lloj traume kane shume turp nga publiku, fshihen dhe te gjitha dëshmitë e tyre bëhen me dyer te mbyllura ne prezence te trupi gjykues përbëre vetëm nga femra, si ne shkalle te pare, ne Apel, Hetuesi e kudo.

Institucione sociale kujdesen qe me pas ato te punojnë ne ambient me femra si kopshte, çerdhe etj.

Kjo mode e pështire erdhi pikërisht nga femra te lodhura së qeni para kamerave një jete, te fotografuara lakuriq si mos o zot ne mijëra revista ‘porno star’.

Kur qeshnin me dhembe ujku dhe joshnin me rrobat e shtrenjta e zhytjet ne pishina vajzat e mitura duke ju dhënë mesazhin se vetëm jeta e te qenurit lakuriq mes meshkujve pleq dhe te pasur vlen, harruan se një dite do vyshkeshin si fiq gushti nga kokëfortësia e Ligjit Natyror qe nuk te lejon te fryhesh përjetësisht me silicon.

Ne këtë 10-te vjeçar te fundit te tërheqjes nga hunda te vajzave adoleshente vetëm drejt modës, estetikes, te qepurit ne vëmendje, pa dëshirë fare per arsimim ose profesion, me shpërfillje per CV-trupore qe përkthehet per mashkullin :”Sa dashnore ose pervoja sexuale ka patur femra”, u kujtuan plakushkat te japin paralajmërime!!!!

Kërkuan barazinë gjinore, te cilën e urrej me gjithë fuqinë e shpirtit pasi nuk besoj kurrë se femra di te beje pune meshkujsh dhe femrash por mashkulli ben vetem pune meshkujsh!!!

Atëherë ku bazohet formula e barazisë?

Te idiotizmi qe institucionet te mbyten ne femra-vazo te cilat përditë kërkojnë avantazhe aty ku punojnë se trupi femëror vetëm shqetësime ka, ose te arsyetimi  se jam nene unë do iki, dua leje nga puna se jam me barre, dështova etj.

Sexizmi ne institucione shpërtheu si krimbat ne zorrët e njeriut te cilat janë dhe shkaku i pare i vdekjes sone.

80% te rrogës e lënë rrugëve per vetmirembajtje aparenciale, per te dale me klientë se e do puna, per parukeri, depilime, dado fëmijësh, me rezultat qe familja dhe fëmijët mos dine çfare është mami ne shpi dhe byreku, por te shqepen me fast foode.

“Harruan” qe fëmijët e tyre do rriteshin nje dite, do bëheshin burra e gra dhe nuk do e duronin dot nje mami te fotografuar si mos o zot ne mijëra revista sexi mes burrash ose te ketë bere video, akoma me keq.

Ky qe shkaku i një vrasjeje te rende nga djali i nje sex simboli “mami” qe nuk kish lënë skena sexi pa realizuar ne kinematografi dhe kur e pyeten djalin e saj: “cila ishte pika kulminate e debatit me Viktimën qe te beri ta vrasësh?”, ai u pergjigj:  “Ne bisede e sipër me tha qe ik ore qepe ti. U bo me fol ene çuni i Asaj ruspies qe shtynim netët në ushtri tu e pa ne skena dashnie”.

Ligji i Heshtjes per mënyrën si femrat patën ate ngjitje galopante mes luxit, salloneve, fitimeve te shumta dhe te shpejta u thye.

Personalisht uroj te thyhen edhe kokat qe shkaktuan këtë dem tragjik tek te rejat te cilat janë ne prag te krijimit te familjeve, jau dikton ora biologjike duan s’duan, por nuk dine nga lidhet Gomari i jetës familjare pasi janë mësuar te bredhin nate e dite te lyera si ne show sexi ne kabare nate.

U bene shkaku i dhunës ne familje pasi burrat instiktivisht krahasonin trupa te përsosur ne TV me te rëndomtën grua te tyre qe vetëm punon, lan, s’ka kohe dhe para per luxe e palestra.

E adhuroj gjininë mashkullore ne çdo post pune qe e kam pare. Janë te fuqishëm fizikisht, kane konstrukt trupi qe reziston ne ecje, ne te ftohte dhe ore te zgjatura, janë te volitshëm ne pune terreni, kane sistem nervor top fare pasi dihet qe fëmijët i lind femra dhe ka sensibilitet nervor.

Femra u shkalafyt nga veshja dhe meshkujt u gajasen.

Përgjigja ime si Fund:

Nëse nje Femer ka profesion detyrimisht do punoje se i kane dale sytë universiteteve. Do punoje se ka mundësi karriere nga arsimimi. Nuk ka nevoje t’i përgjigjet propozimeve te shëmtuara pasi niveli ekonomik i jep luxin te zgjedhë ajo dhe jo ta zgjedhin. Ata qe i afrohen janë po te nivelit te larte, meshkuj te arsimuar qe do te thotë se rron si veshka mes dhjamit. Femrat qe punojne neper institucione ne cilësinë e tipit ‘mbushje dhëmballe’, pra ato qe ofrojnë pune dytësore vur dosje hiq dosje, ngre ul telefona, te emëruara nga “miq” partiake, detyrimisht do i përgjigjen kujtdo te jete se nuk jau ka qefi ME te shkojnë pastaj te lajne pjata apo te qërojnë qepe ne restorante se pa arsimim pak a shume këto janë punët ne kohe krize.

Ktheni femrat ne shpi te mirëmbajnë ambientin, fëmijët, moshat e treta, te kujdesen për rritjen e fëmijëve se krimi tashme NUK po kalon moshën 20-te vjeç te autorit!!! Turp për katandisje te femres!

Veritas.com.al/