Mikel Shallari 24 –vjeç u kap në Tiranë, në orët e para të mëngjesit të sotëm i dyshuar si autor i vrasjes së komisarit Artan Cuku. . Aran Cuku u vra në rrethana misterioze më 8 prill 2017, në momentin kur po ngjiste shkallët e pallatit për në banesën e tij në Tiranë.
Si u pikas nga policia?
U ndalua në makinën e tij ku gjendej nën shoqërinë e një vajze dhe një mikut të tij, pranë “Pallatit me Shigjeta” në afërsi të rrugës së Kavajës në Tiranë.
Mikel Shallari nuk bëri rezistencë.
Agjentët e policisë kriminale i vunë prangat duke i komunikuar se po shoqërohej për një ngjarje të ndodhur disa javë më parë.
Bashkë me të u shoqëruan edhe miqtë me të cilët ishte në makinë.
Në polici iu tha se ishte i dyshuar për një vrasjen e ish –zyrtarit të lartë të Policisë së Shtetit, Artan Cukut.
Urdhri për ndalimin ishte lëshuar nga prokuroria e krimeve të rënda që po heton ngjarjen.
Burime të policisë thanë se ADN e tij ka ngjashmëri me ADN –në e vrasësit. Gjurmë të ADN –së u u morën në një bluze të gjetur pranë vendit të ngjarjes, e cila dyshohet se mbahej nga vrasësi i Cukut dhe që u hodh prej tij në një kosh mbeturinash.
Pak pas ndalimit të të dyshuarit, vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hakio Qako, doli para publikuar dhe deklaroi se ‘Mikel Shalari është autori i vrasjes së Artan Cukut’
24 –vjeçari Shalari është banues në Tiranë. Ai njihet si person problematik dhe ka disa precedentë penalë. Është ndaluar për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe për përdorim të tyre.
Nuk është e qartë cila është lidhja e tij me ish –drejtorin e policisë së Vlorës. Por dyshohet se ai mund të jetë paguar për ta ekzekutuar.
Prokuroria dyshon se vrasësit kanë qenë dy. Por nuk përjashtohet mundësia që ekzekutori të ketë përdorur dy pistoleta.
Mikel Shallari po merret në pyetje