Një tjetër “super” e martë në Bruksel. Shqipëria gati të mbyllë një tjetër kapitull negociatash me BE. Më 13 tetor, në Bruksel do të mbahet konferenca e 10-të ndërqeveritare për të përmbyllur kapitullin 20 që lidhet me biznesin dhe Politikat Industriale.

Në korrik, Shqipëria mbylli 3 kapitujt e parë të negociatave, Shkencën dhe Kërkimin, Arsimin dhe Kulturën, si dhe Marrëdhëniet me Jashtë.

Bashkë me kapitullin për biznesin dhe Politikat Industriale, mbeten edhe 29 kapituj të tjerë për t’u mbyllur.

Dhe Shqipëria e ka tashmë një objektiv të qartë, 29 kapituj për t’u mbyllur, në harkun kohor të 1 viti, brenda 2027.

Ky objektiv, sipas raportimeve mediatike në Bruksel, pritet të konfirmohet brenda këtij viti edhe nga vetë Komisioni Europian.

Me këtë ecuri të mbylljes së negociatave, Shqipëria mbetet pretendente kryesore për t’u anëtarësuar në BE së bashku me Malin e Zi që deri më tani ka mbyllur përkohësisht 18 nga 33 kapituj.

Objektivi madhor i Shqipërisë mbetet anëtarësimi në vitin 2030.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *