Lirohet nga burgu Bledar Toçi, ish-shefi i sigurisë së brendshme në burgun e Durrësit, i akuzuar për vrasjen e Dritan Haxhollit në shtëpinë e Marsida Qatjas në Kavajë disa muaj më parë.
Gjykata e Kavajës ka marrë vendim për ta lënë në detyrim paraqitje.
Ai do paraqitet në gjykatë dy herë në muaj, të hënën e javës së parë dhe të tretë të çdo muaji.
Ish- punonjës i Gardës dhe ish- zyrtari i burgjeve Bledar Toçi ishte në banesën e Marsida Qatjes në Kavajë mbrëmjen e atij tetori. Dyshohet se Qatja kishte një lidhje me Dritan Haxhollin.
Ky i fundit shkoi në banesë atë mbrëmje dhe u përplas me armë me Bledar Toçin nga ku mbeti i vdekur ndërsa ish- zyrtari i burgjeve i plagosur.
Në banesë u gjet një tavëll ku dyshohet se është pirë kokainë nga Toçi dhe Qatja dhe një miku i tyre kurse mes Bledar Toçit dhe Dritan Haxhollit dyshohet se ka pasur më parë konflikte, për drogë.