Një krim i rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme (11 korrik) rreth orës rreth orës 17:00 në fshatin Rajë në Fierzë, Tropojë, ku një 24-vjeçar është vrarë me mjete prerëse.
Mësohet se një 40-vjeçar ka goditur me mjete prerëse 3 persona në një lokal për motive të dobta.
Si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital 24-vjeçari me iniciale A. P., ndërsa të plagosur janë i vëllai i viktimës, 32-vjeçari me iniciale V. P., dhe 45-vjeçari me iniciale Sh. K..
Dy të plagosurit me mjete prerëse vijojnë të jenë në kujdesin e mjekëve. Ndërsa autori i krimit, 40-vjeçari me iniciale S. S., është arratisur pas krimit dhe vijon kërkimet për kapjen e tij.
Ndërkohë në pranga kanë rënë 5 persona, ndaj të cilëve rëndojnë akuza të ndryshme:
Të arrestuarit janë:
-A. Q., 39 vjeç, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”;
-Xh. M., 31 vjeç, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Moskallëzimi i krimit”;
-A. Sh., 34 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;
-A. B., 29 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;
-J. K., 34 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Njoftimi i policisë:
Përkrahën autorin e vrasjes me mjete prerëse të një shtetasi dhe të plagosjes së dy të tjerëve, kryer pasditen e djeshme, për motive të dobëta, në një lokal në fshatin Breg-Lumë, identifikohen dhe vihen në pranga 5 shtetas.
Ndërkaq, Policia vijon intensivisht kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e autorit.
Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore dhe policore të kryera menjëherë pas rastit të ndodhur më datë 11.07.2024, rreth orës 17:00, në një lokal në fshatin Breg-Lumë, ku për motive të dobëta, shtetasi S. S., 40 vjeç, plagosi me mjete prerëse, shtetasit V. P., 32 vjeç, Sh. K., 45 vjeç, si dhe vëllanë e shtetasit V. P., shtetasin A. P., 24 vjeç, i cili si pasojë e plagëve, humbi jetën në spital, u arrestuan shtetasit:
-A. Q., 39 vjeç, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”;
-Xh. M., 31 vjeç, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Moskallëzimi i krimit”;
-A. Sh., 34 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;
-A. B., 29 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;
-J. K., 34 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.Në drejtimin e Prokurorisë së Kukësit, vijojnë hetimet për të dokumentuar me prova ligjore përgjëgjësinë penale të secilit prej këtyre shtetasve.
2 të dëmtuarit vijojnë të jenë në kujdesin e mjekëve.
Gjithashtu, vijojnë kërkimet intensive për kapjen e shtetasit S. S..
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.