
Konferenca e Kryetarëve të Grupeve Parlamentare ka zhvilluar këtë të mërkurë mbledhjen për të shqyrtuar dhe për të futur ne agjendën e Kuvendit dy kërkesa për ngritjen e dy Komisioneve të Posaçme.
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore propozohet që të ngrihet mbi bazën e barazisë pozitë-opozitë. Në përbërje të tij do të ketë 16 anëtarë, nga të cilët 8 janë përfaqësues të Partisë Socialiste, 8 përfaqësues nga Partitë e tjera parlamentare.
Gjithashtu, Komisioni drejtohet nga dy bashkëkryetarë, një nga Partia Socialiste dhe një nga Partia Demokratike. Ndërsa, Komisioni i Posaçëm i Reformës territoriale përbëhet nga 17 anëtarë, nga të cilët 9 janë përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe 6 përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, 1 përfaqësues i Grupit Parlamentar Aleanca për Ndryshim dhe 1 përfaqësues i Grupit Parlamentar i Partisë së Lirisë.
Kryetari i Komisionit është përfaqësues i shumicës parlamentare dhe zëvendëskryetari është përfaqësues i pakicës parlamentare. Të dy komisionet e posaçme propozohen të kenë një mandat 9 mujor.
Komente