Në Shtetet e Bashkuara është më ftohtë se sipërfaqja e Marsit. Ujëvarat e Niagarës janë kthyer në akull teksa temperaturat kanë shënuar rekord për nga minus, kanë ngrirë peshkaqenët kur po laheshin në plazhe.
Ky do të shënohet si Viti i Ri më i ftohti në kujtesën e jetës për 220 milion Amerikan. Më në fund do të mbeten të shënuara temperaturat në – 37C.
I ftohti paralizues ka sjellë sistemin transit të ngricave që është ndalun në Boston, ndërsa vetëm të Premten në mëngjes në Michigan ndodhën 30 përplasje makinash për shkak të ‘tradhtisë’ së akullit në rrugë.
Shatërvanët kanë ngrirë në gjithë New Yorkun, ndërsa dashamirësit e festës së Vitit të Ri janë paralajmëruar të mos përdorin pije alkoolike dhe të vishën sa më trashë me qëllim që të mund të shikojnë topin e madh që do të hidhet në Times Square; në këtë moment parashikuesit thonë se do të jetë -11C.
Shërbimi Kombëtar i Motit ka paralajmëruar një hipotermi dhe morth në gjithë vendin.
Një qen në Ohio është gjetur i ngrirë i vetmuar në verandë. Ndërsa tre peshkaqenë të bardhë të Atlantikut janë gjetur të ngrirë teksa laheshin në Cape Cod Bay, Massachusetts, para tre ditësh.
Temperaturë -45 është shënuar në ‘ Mount Washington Observatory’ në New Hampshire —pika më e lartë në verilindje të Shteteve të Bashkuara, që thyen rekordin e shënuar që nga viti 1933.
Veritas.com.al/