![](https://veritas.com.al/wp-content/uploads/2018/03/100626340_1db925ba-2b9d-4598-83f8-bfa1ba431686.jpg)
Ish presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy do të paraqitet në gjyq me akuzat për korrupsion dhe ushtrim influence, thonë prokurorët.
Rasti i Sarcozy koncentrohet në përpjekje të imagjinuar që ka kryer Sarcozy për gjetjen e një gjykatësi që të zbulojë informacione rreth hetimeve mbi financimin ilegal të fushatës së tij në vitin 2007.
Gjykatësi dhe avokati i zotit Sarkozy janë urdhëruar që të paraqiten në gjyq. Ata kanë mohuar se kanë kryer ndonjë veprim të paligjshëm.
Ekipi i zotit Sarcozy thotë se do të apelojë kundër vendimit. Ai përballet me probleme të tjera ligjore mbi shpenzimet gjatë fushatës.
Në raste të veçuara, ish- presidenti është akuzuar për marrjen e fondeve nga diktatori i fundit Libian, Muammar Gaddafi.
Veritas.com.al/