Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy do të fillojë një turne letrar dhe promovimin e librit të tij të ri këtë javë, një muaj pas lirimit nga burgu, raportuan sot mediat franceze.

Sarkozi pritet më 13 dhjetor në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, ku do të fillojë një fushatë për të promovuar dhe nënshkruar librin e tij “Ditari i një të burgosuri” rreth përvojës së tij në burg, raporton televizioni BFM.

Jérôme Rickstil, menaxheri i librarisë Lamartine, e cila do të presë ish-kreun e shtetit të shtunën, më 13 dhjetor, për promovimin e librit të tij të ri, thotë se gjithçka është gati.

 

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *